Politike

Gjekmarkaj takohet me Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit: Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike

Në një postim në facebook Gjekmarkaj shprehet se në këtë takim ka shkëmbyer mendime për sfidat demokratike me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

7 Shtator 2022, 16:06 Nga e.k
Gjekmarkaj takohet me Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit: Shkëmbyem
Yuri Kim dhe Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një postim në facebook Gjekmarkaj shprehet se në këtë takim ka shkëmbyer mendime për sfidat demokratike me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një takim miqësor e shumë domethënës sot me Ambasadoren  e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare. Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare  si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet. Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shkruan ai.

yuri kim agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll