Politike

Rama: Arjan Tase nuk është fytyra e PSH, muaj e fundit të paudhët morën një hov, uroj të ndëshkohet maksimalisht

Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama, Rama tha se Tase ishte një i paudhë dhe për të cilin uroi ndëshkimin më ekstrem që ekziston.

7 Shtator 2022, 16:09 Nga I.A,F.M
Rama: Arjan Tase nuk është fytyra e PSH, muaj e fundit të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se efektivi që vrau Jonadën në Potam, Arjan Tase nuk është fytyra e Policisë së Shtetit. Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama, Rama tha se Tase ishte një i paudhë dhe për të cilin uroi ndëshkimin më ekstrem që ekziston. Po ashtu, Rama tha se shëmbëlltyrat e PSH-së nuk janë efektivët që shkelin ligjin, por ata që e respektojnë atë. Po ashtu, Rama tha se për protestën që u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë e ka përgëzuar.  

"Dua ta them publikisht me keqardhje që bëra gabim që u mora menjëherë me ngjarjen, dhe krijova përshtypjen që e kisha me ata që pësuan të gjithë tronditjen. Në fakt nuk ishte kështu, dhe të gjithë ata duhet ta dinë që jo vetëm i kam mirëkuptuar, por brenda vetes time i kam përgëzuar të gjithë ata djem e vajza që dolën para Ministrisë së Brendshme, pavarësisht se ai soji politik e shkatërroi atë protestë. Natyrisht nuk isha dakort me faktin që vogëlushen e vrau shteti. Dua të ngre sot këtu një pyetje, pasi e kam pyetur veten shumë shpesh, a ishte ai individ i paudhë me skafin e tij vrastar shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigjia e saj, vazhdon në rrugë krejt të ndryshme dhe jo paralele arsyetimi. Unë them jo, as ai që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem pikërisht sepse ishte officer policie dhe as të tjerë individë që vetë AMP i ndjek, heton dhe ndalon brenda uniformave blu, nuk janë shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit, janë thjesht mbetja ku paudhësitë dhe të pallojit nuk mungojnë, por padyshim luftohen, më shumë se kurrë më parë. Le ta themi që muaj e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë brenda llojit. Duhet ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit," tha Rama.

rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll