Politike

'Rri te kanalet'/ Ndodh në Komision! Mziu ofendon Ndreun: O shoku polic, ku merr vesh nga shifrat, je drru fare

Xhelal Mziu i tha kryebashkiakut të Lezhës se duhet të ishte treguar më konkret kur foli për anët negative të reformës si dhe i sygjeroi që të rritej në nivel.

7 Shtator 2022, 10:41 Nga A.B
'Rri te kanalet'/ Ndodh në Komision! Mziu ofendon Ndreun: O shoku
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti Xhelal Mziu iu drejtua me fjalë fyese kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut. E gjitha ndodhi sot, gjatë Komisionit për Reformën Territoriale. Duke e quajtur 'polic', Mziu i tha se duhet të ishte treguar më konkret kur foli për anët negative të reformës si dhe i sygjeroi që të rritej në nivel duke e krahasuar me kryebashkiakun e Maliqit. 

Po ashtu, Mziu deklaroi se Ndreu nuk ka asnjë informacion dhe nuk ia thotë kur bëhet fjalë për shifrat.

'Më vjen keq që në këtë panel këto kryebashkiakë ranë në kurthin e demonstrimin e sukseseve personale, dhe nuk thanë se cilat janë pikat e dobëta të reformës sot. U kthye në një arenë politike, aq më tepër zoti Ndreu e di që... unë nuk ndërhyra, shpresoj që të rritesh pak në nivel aq sa ai i Maliqit se ishte më konkret me gjërat. 

Dy janë shtyllat kryesore, autonomia dhe kompentenca, nuk të shkon ajo zgërdhimbja, mos kalo në rolin e policit ordiner. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ti, e ke provuar 7 mijë, nuk kalon nga Kamza nga frika o Pjerin. Mos më bëj mua si papagall. O shoku polic, shoku polic...Po ku merr vesh nga shifrat, je drru fare...'- deklaroi Mziu.

Këto akuza të Mziut u bënë pas ndërhyrjes së Ndreut, gjatë fjalës së tij. 

komisioni per reformen territoriale xhelal mziu pjerin ndreu

Sondazh

Poll