Politike

Reforma Territoriale, Mazniku propozon: Tirana të bashkohet me Vorën dhe Kamzën

Kjo do të mundësonte sipas tij jo një ndarje të qytetarëve me nivele. 

7 Shtator 2022, 09:52 Nga k.m;f.g
Reforma Territoriale, Mazniku propozon: Tirana të bashkohet me Vorën
Arbjan Mazniku

TIRANE- Një propozim nga nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku është bërë në Komisionin e mbledhur për Reformën Territoriale në kryesinë e Kuvendit. Gjatë diskutimeve, Mazniku tha se reforma e re do të duhet të përfshinte një ndarje të re në kryeqytet, ku më konkretisht ai tha se Vora dhe Kamza duhet të jenë pjesë e Tiranës. Kjo do të mundësonte sipas tij jo një ndarje të qytetarëve me nivele. 

PJESË NGA BISEDA: 

Mazniku: Nuk mund të mos thuhet se reforma ka qënë një sukses i jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën. Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë.

Çupi: Të merrnit edhe Romën e Parisit...

Denaj: Kukësin edhe mundet zoti Mëziu.

reforma territoriale 2022 arbjan mazniku

Sondazh

Poll