Politike

Pagesat e personelit, Ndreu: Çfarë e pengon Qeverinë të hedh poshtë VKM-në e 98-ës? Absurde...

Ai u shpreh se duhet të zhbëhet VKM-ja e vitit 1998 pasi nuk po vijnë në Bashki për shkak të pagesave.

7 Shtator 2022, 10:54 Nga A.B
Pagesat e personelit, Ndreu: Çfarë e pengon Qeverinë të
Pjerin Ndreu

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi nga Qeveria që të ndryshojë VKM-në për pagesat e personelit. Ai u shpreh se duhet të zhbëhet VKM-ja e vitit 1998 pasi nuk po vijnë në Bashki për shkak të pagesave.

'Kur vjen puna për investime nuk prek dot gjë. Në zonat rurale kemi çuar të ardhurat tona. Nëse do marrim të gjitha punët që ne kemi bërë, me rehabilitimin e disa punëve, ne kemi hyrë me riparime të gjitha me fondet tona. Pastaj projektet me qeverinë, janë projekte që janë bërë nga e para, është vetëm një shkollë që është bërë problem, rrugët me qeverinë, sot kemi nisur një. Po bëhet Shëngjin-Velipoja, janë disa që po dalin jashtë qytetit, a ka më probleme, po ka. Ajo që duhet parë se si është ecuria, Bashkitë kanë ulur borxhet me 50%, unë e kam ulur më shumë. Janë ulur me performancë. Kjo është çështje e konceptit menaxherial. Në shpërndarjen e grantit duhet parë. Nëse një bashki mban 75% të peshës e një bashki tjetër bllokohet, nuk ka si të performojnë të dyja bashkë. 

Sot një inxhiner në urbanistikë nuk të vjen, nuk e di se cfarë e pengon Qeverinë të hedh poshtë VKM, se ne na privon nga marrja e personelit, duhet të zhbëhet VKM e 98-ës, ne operojmë me nivelin e pagave të 98-ës, është absurd.'- u shpreh Ndreu. 

pjerin ndreu komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll