Politike

Reforma Territoriale, Pjerin Ndreu: Është çështje menaxhimi. Unë tek Bashkia ime e kam ulur borxhin

Për këtë ai përmendi borxhet, duke u shprehur se bashkinë Lezhë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë të vjetra.

7 Shtator 2022, 09:41 Nga k.m.

 

Reforma Territoriale, Pjerin Ndreu: Është çështje
Pjerin Ndreu

 

TIRANË- Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës ka dhënë mendimin e tij lidhur me Reformën Territoriale. I ftuar në Komisionin e sotëm, Ndreu tha se ka një përfaqësim të mjaftueshëm për çdo zonë rurale në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se bashkitë janë institucionet më produktive në vend. Për këtë ai përmendi borxhet, duke u shprehur se bashkinë Lezhë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë të vjetra.

PJESË NGA BISEDA: 

Pjerin Ndreu: Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një. Nuk ka as edhe një njësi administrative që nuk është e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak. Jo me një, por me dy. Kushdo mund të vijë dhe ta kontrollojë. Tani po u desh përfaqësim për çdo familje, eja dhe flasim.

Halli i ndarjes së territorit dhe lënia pas dore e elementëve të tjerë është jo efektive. Nuk po merremi me problematikën, por halli është si do parcelizohet vendi. Me reformën territoriale është krijuar një situatë e re, që ka grupuar të gjitha komunat e bashkitë në një njësi të madhe.

Në stilin e menaxhimin, nëse ka institucione produktive në këtë vend janë bashkitë. Bashkitë kanë ulur borxhin 50%. Jemi përballur me një situatë borxhi në shumicën e bashkive. Të paktën në Lezhë unë e kam marrë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 mld. 60% e buxhetit tonë shkon për investimet në zonat rurale. Kemi ardhur për të folur për shërbimet. Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të bashkisë. 300 km kanale kulluese në zonat rurale kemi bërë ne. Askush se kishte bërë më herët. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale 300 km, 60% e buxhetit për zonat rurale

Anila Denaj: Mundësisht e përmbledhur tani. Dhe më pas kalojmë tek përfaqësuesi tjetër.

Pjerin Ndreu: Nëse shton ujë e miell, nëse e kthen Bashkinë në një vend ku jepen rroga e jo shërbime, do ketë probleme. Është çështje menaxhimi.

pjerin ndreu reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll