Politike

Topçiu: Bashkisë Maliq iu janë bashkuar 7 njësi administrative, reforma ka qënë sukses, ka nevojë për përmirësim

Topçiu u shpreh se përmirësimi duhet të bëhet në fushën e financave. 

7 Shtator 2022, 09:51 Nga A.B
Topçiu: Bashkisë Maliq iu janë bashkuar 7 njësi
Perfaqesuesi i Bashkise Maliq

TIRANË- Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topciu deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale se reforma ka qënë një sukses, mirëpo shtoi se ka nevojë ende për përmirësim. Gjatë fjalës së tij në Komision, ai u shpreh se përmirësimi duhet të bëhet në fushën e financave. 

'I janë bashkuar 7 njësi administrative, ka një rritje të financave vendore me 1.7 herë me transfertën. Në analizën që unë kam bërë dua të sqaroj se në 8 vjet janë realizuar 189 projekte. Ju bëni një pyetje, a i shërbehet çdo njësie administrative pavarësisht largësië?Unë them se po, ka rënë disa që nuk kanë 7 makina e kryetar por lekët kanë shkuar për qytetarët. Në këto 8 vite ne kemi realizuar shumë investime. Fusha e Maliqit nuk përmbytet më, falë qeverisë që na ka dhënë eskavator, nuk dua ta shikoj politikisht. 

A ka zona që nuk kemi investuar? Po ka, janë dy zona të thella që kemi dhe largim të qytetarëve por dhe këto nuk janë harruar në shërbimet bazë, ujë, shkolla. 

Si e shikoj unë reformën territoriale? Atë që shikoj se duhet përmirësuar ka të bëjë me financat. Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investime. Me vendim të këshillit bashkiak të vendosen prioritetet për ato që kemi nevojë më shumë. 

Kemi burime njerëzore që nuk i kemi të mjaftueshem. Unë jam i vetëdijshëm, duke marrë në konsideratë pagat, nuk të vjen inxhineri e arkitekti me paga 50 apo 60 mijë lekë në muaj.

Kryetarët e fshatrave duhet të kenë më shumë kompetenca. Këto janë problematika që duhen shikuar. Ndarja me financat, duhet ti jepen më shumë pushtetin lokal. Reforma ka qënë e sukseshme por do përmirësime ende, kam dëgjuar për Maliqin që nuk ka përfaqësi e kështu, nuk është e vërtetë.'- u shpreh ai.

gezim topciu

Sondazh

Poll