Politike

SHERR për ngatërresën/ Çupi kapet me kryebashkiakun e Lezhës. Ndreu: Kemi 450 punonjës, e di unë. Ministria ia fut kot

Debati nisi për numrin e punonjësve, për të cilën Çupi tha se janë 788, ndërsa kjo u kundërshtua nga Ndreu, i cili pretendoi se janë 450. Përplasja mes tyre vazhdoi derisa Anila Denaj ndërhyri për të kërkuar qetësimin e të dy palëve. 

7 Shtator 2022, 10:58 Nga k.m.
SHERR për ngatërresën/ Çupi kapet me kryebashkiakun e
Pjerin Ndreu

TIRANË- Shifrat e të punësuarve në bashkinë Lezhë kanë sjellë debat mes bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupit dhe kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Në takimin e sotëm, Çupi tha ka kërkuar informacion në lidhje numrin e punonjësve nga Ministria e Financave, ndërsa Ndreu e ka kundërshtuar duke i dhënë një shifër më të vogël. Debati nisi për numrin e punonjësve, për të cilën Çupi tha se janë 788, ndërsa kjo u kundërshtua nga Ndreu, i cili pretendoi se janë 450. Përplasja mes tyre vazhdoi derisa Anila Denaj ndërhyri për të kërkuar qetësimin e të dy palëve. 

PJESË NGA DEBATI MES TYRE: 

Çupi: Në datën 26.7.2022 jam drejtuar me shkresë për informacion. Keni 7887 punonjës

Ndreu: Është shifër që fut bashkë dhe ka 2 shtylla. Më vjen shumë keq. Duhet të kuptosh cfarë ka ardhur

Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu. Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive.

Ndreu: Ka 2 ndarje për numrin e punonjësve të bashkive.

Çupi: 2 po të citoj dhe unë. 659 dhe 129 në Bashkinë Lezhë.

Ndreu: Është e gabuar.

Çupi: Është shkresë zyrtare, është shkresa e ministrisë së Financave

Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.

Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.

Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria. Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.

Çupi: Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive, s’mund të më thuash ti mua nuk kupton.

Ndreu: Ka dy ndarje

Çupi: Dy ndarje pra po të citoj dhe unë

Çupi: Nuk të lejoj të më thuash s’e kupton

Ndreu: Po ta them prapë, nuk e kupton.

Denaj: Shifra do të vijë sërish me email dhe e diskutojmë.

pjerin ndreu reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll