Politike

QKB pezullon “Air Albania”, Ylli Manjani: Ka 3 vite pa bilanc, si ka mundësi që s'ka pronarë përfitues?!

Ylli Manjani ngre pyetjen se si ka mundësi që një kompani është regjistruar në vend dhe QKB, por sërish pa pronarë përfitues.

7 Shtator 2022, 11:05 Nga k.m.
QKB pezullon “Air Albania”, Ylli Manjani: Ka 3 vite pa bilanc, si ka
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar pezullimim e aktivitetit të "Air Albania" nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Duke marrë shkas nga "motivacioni", pasi "Air Albania" nuk ka deklaruar pronarët përfitues, Manjani shkruan në biznesi u mbyll sot për shkak të një bilanci të falimentuar. Ndërsa ngre pyetjen se si ka mundësi që një kompani është regjistruar në vend dhe QKB, por sërish pa pronarë përfitues.

"Një minutë! QKB që është në vartësi e "pronësi" të Edi Ramës, pezullon Air Albanian që është gjithashtu në "pronësi" të Edi Ramës!? Prit, prit! I thotë QKB "kush janë pronarët?! Dmth ku i çoni lekët e biletave?! Uau! Prit, prit dhe pak! Paska që në 2018 pa bërë një bilanc!!!
Uau! Unë një NiPT avokati kam dhe nuk guxoj të mos mbyll bilancin e vitit në afat..!! Ligjërisht biznesi që mblyll dot një bilanc është i falimentuar. Pse 3 vjet pa bilanc?! Si ka mundësi që paskemi të regjistruar kompani pa pronarë përfitues?! **** Gjithmonë kam pyetur veten pse kaq trashë luajnë me letrat zyrtare këta?! Janë të vërtetë të trashë apo thjesht arrogantë që ndjehen si pronar të çdo gjëje?!,"-shkruan Manjani në postimin e tij. 

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar nga QKB që nga data 1 shtator. Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%. 

Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018. Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator, ndryshe dënohet me gjobë.

 

ylli manjani qkb pezullon air albania

Sondazh

Poll