Politike

Vizitë dy ditore! Sergio Mattarella në Tiranë, pritet nga Begaj, takime me zyrtarë të tjerë të lartë

Mattarella do të pritet nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

7 Shtator 2022, 10:33 Nga A.B
Vizitë dy ditore! Sergio Mattarella në Tiranë, pritet nga Begaj,
Sergio Mattarella

TIRANË- Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Nesër ai do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Pas takimit, mes dy Presidentëve dhe delegacioneve është parashikuar një deklaratë për median e dy homologëve.

Mattarella do të pritet nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Presidenti italian do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli.

Mattarella do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.

sergio mattarella ne tirane sergio mattarella

Sondazh

Poll