Politike

Kapllanaj: Reforma territoriale ishte një gabim, të gjitha njësitë duhet të jenë të përfaqësuara

Ai u shpreh se ligjet janë bërë pasi ata kishin marrë detyrat si dhe sygjeroi se si fillim u duheshe bërë një referendum.

7 Shtator 2022, 09:31 Nga A.B
Kapllanaj: Reforma territoriale ishte një gabim, të gjitha
Agron Kapllanaj

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, se refoma ishte gabim. Gjatë komisionit, ai u shpreh se ligjet janë bërë pasi ata kishin marrë detyrat si dhe sygjeroi se si fillim u duheshe bërë një referendum. Po ashtu, ai u shpreh se duhet një reformë që për çdo njësi administrative të ketë 2 këshilltarë. 

'Shumë ligje janë bërë pasi ne kemi marrë detyrën. Kishte nevoja për reformë territoriale, por u bë pa dëgjesa publike në atë kohë, pa marrë mendime e pa dëgjuar qytetare, mund të kishte dhe një referendum. Pavarësisht kërkesave tona, të opozitës në kohë nuk u mor asgjë parasysh, ndaj në atë kohë e bojkotum, sipas mendimit tim personal ishte gabim. Ja ku jemi tani me probleme. Ndreu foli për përfaqësimin, ai thotë se janë të përfaqësuar, nëse të gjithë janë të një force politke janë të përfaqësuar të gjithë. Po nëse do kemi ndarje të të gjitha forcave politike do e shikojë sesi do të jenë të përfaqësuara. Duhet një reformë, për cdo njësi administrative duhen 1 deri në 2 këshilltarë, ata të dy duhet të jenë përfaqësues të njësisë vendore. Pse të mos kenë dhe një stimul më tepër.

Nuk dua të bëj politikë, dua të prek ato probleme që unë kam hasur. Bashkia është dhe në popullsi, sa të marrësh disa bashki bashkë, ne i kemi 43 mijë banorë, mund të ishim objekt i një ndarje tjetër. '- u shpreh Kapllanaj.

komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll