Politike

PROBLEMATIKAT e 4 Bashkive në vend! Nga Tirana deri në Maliq, financat 'halli' i kryebashkiakëve

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se kanë një problem pasi nuk kanë një supervizor në Bashki.

7 Shtator 2022, 10:00 Nga A.B
PROBLEMATIKAT e 4 Bashkive në vend! Nga Tirana deri në Maliq, financat
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale u shpalosën problematikat e disa Bashkive. Tirana, Lezha, Mallakastra e Maliqi, problematikat e tyre u bënë të ditur nga përfaqësuesit e tyre në komision.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se kanë një problem pasi nuk kanë një supervizor në Bashki. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj deklaroi se kanë probleme për sa i përket konsolidimit financiar.

PROBLEMATIKAT:

Pjerin Ndreu: Një decentralizim më i fortë, në këtë drejtim nuk është aty ku duhen, Qeveria të jetë më pak prezent në disa problematika e më shumë në disa të tjera. Për pronat, vijnë investitorë, më pak burokraci me 

Në shpërndarjen e fondit të emergjencave nuk merren parasysh gjërat më kryesore. Na ka ndodhur një fenomen, nuk kemi supervizor në bashki, duhet që disa investime të çohen në Bashki dhe bashkia ti kontrollojë, se nëse vjen dhe bën në qytet një investim unë nuk e marr.

Agron Kapllanaj: Duhet rishikimi i ndarjen terroriale, ndarja e granteve nga pushteti qëndror duhet të ketë një përllogaritje, duhet decintralizim i mëtejshëm, ka disa kompetenca psh në arsim. Duhet koordinim mes pushtetit qëndror e vendor. 

Arbi Mazniku: Elementi i parë duhet të ishte lirshmëria e njësive administrative, Tirana ka 3 njësi të cilat kanë nga ana strukturore ndryshime. Reforma administrative ka të fiksuara nivelin e numrit të fshatrave, kemi fshatra që nuk ekzistojnë. Ne do kishim mundësi që ti riorganizonim. Elementi i dytë ka të bëjë me konsolidimin financiar. E fundit, besoj se padyshim për të përmirësuar ofrimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në terriorin i cili preket nga njëri tjetri, njësia administrative e Vorës dhe Kamzës do të bënin më shumë sens të bashkoheshin me Tiranën. 

Topçiu: Problematike kam njësimin e programeve financiare. Decentralizimi patjetër. Rasti i Postecit, ajo duhet të kishte status të veçantë, ose të bashkohet me Bashkitë e tjera. Regjistrimi i pronave është problem, shteti duhet ti regjistrojë falas, tjetra është dhënia e një fondi për investime në bazë të peshës që ka secila Bashki. 

Agron Kapllanaj: Një sygjerim, këshillat e qarqeve për mua janë inekzistent, duhet ndërhyrë dhe riformuar. Duhet të jenë të vlefshëm dhe të funksionojnë. 

komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll