Politike

'Territorialja'/ Asnjë përfaqësues nga Bashkia Tiranë, ankohet Çupi: Këtu duhet të vinte vetë Veliaj

Çupi u shpreh se në sallë duhet të kishte ardhur vetë Veliaj që t'i tregonte qytetarëve se nuk ka mundur të përbushë pritshmëritë e qytetarëve. 

7 Shtator 2022, 09:19 Nga A.B
'Territorialja'/ Asnjë përfaqësues nga Bashkia
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale' nuk kishte asnjë përfaqësues nga Bashkia Tiranë. Kjo u vu re në sallë si dhe u komentua nga bashkëkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi. Ajo u shpreh se në sallë duhet të kishte ardhur vetë Veliaj që t'i tregonte qytetarëve se nuk ka mundur të përbushë pritshmëritë e qytetarëve. 

'Duhet të vinte vetë kryetari i Bashkisë, ai duhet të ishte aty ti tregonte qytetarëve që nuk ka mundur dot të mbajë bashkinë. E rëndësishme është që nuk vjen ai. Kjo tregon se ju e keni paragjykuar këtë raport, dilni në media e thoni se si është kjo reformë e më pas jepni deklarata. Mos jepni deklarata deri sa të ketë përfundime. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk vjen tregon shumë.'- deklaroi Çupi. 

'Jam e kënaqur që kemi kourumin.'- tha bashkëkryetarja e Komisionit Anila Denaj e cila nuk komentoi as mungesën e djeshme në komision të përfaqësuesve nga Bashkia e Shkodrës.

komisioni per reformen territoriale erion veliaj dhurata cupi

Sondazh

Poll