Politike

'Dy prioritete emergjente për Shqipërinë', Meta kërkon përfshirjen e vajzave dhe grave në politikë

Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se në vend duhet rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës.

7 Shtator 2022, 08:49 Nga A.B
'Dy prioritete emergjente për Shqipërinë', Meta
llir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar se vendi ka nevojë për më shumë angazhim politik të grave dhe vajzave shqiptare. Sipas Metës, në vend duhet rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin por ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

POSTIMI I METËS:

Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare. Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute.

ilir meta

Sondazh

Poll