Politike

VD-'Shpresoj të mos i marrësh seriozisht'/ Rama-Luizës: Mos fol ti, se do thonë ja u shit për një bast

Rama i tha se ka nga ata që u gëzuan kur ajo triumfoi në Europë e në mesin e tyre kishte dhe nga ata persona që nuk e duan atë.

31 Gusht 2022, 11:26 Nga A.B
VD-'Shpresoj të mos i marrësh seriozisht'/ Rama-Luizës:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ditën e sotme sportistes Luiza Gega me një këshillë. Ai i tha gjatë dëgjesës për bastet online, që të mos flasë dhe të mos i marrë seriozisht ato që thuhen vërdallë. Po ashtu, Rama i tha se ka nga ata që u gëzuan kur ajo triumfoi në Europë e në mesin e tyre kishte dhe nga ata persona që nuk e duan atë.

'E di që do fliste Luiza, po më mirë mos të flasë, do thonë ja u shit për një bast. Shpresoj që ti të argëtohesh e të mos i marrësh seriozisht, me këta që flasin kështu. Mos fol më dëgjo mua se të marrin kot përpara se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty ishin ata që nuk më duan mua. E kanë me ty e jo me mua, se jam djalli që të kam bërë magji sipas tyre. '- tha Rama.

edi rama rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll