Politike

VD-Drejtuesi i AKEP: Mbyllja e basteve online rrezikon humbjen e elementëve të rëndësishëm investigativ

Drejtori i AKEP theksoi se nëse mbyllet IP, informacioni që përbën bazën për këtë vepër penale humbet, ndaj nuk e këshillon këtë veprim. 

31 Gusht 2022, 11:16 Nga A.B
VD-Drejtuesi i AKEP: Mbyllja e basteve online rrezikon humbjen e elementëve
Tomi Frashëri

TIRANË- Drejtori i AKEP, Tomi Frashëri deklaroi ditën e sotme gjatë dëgjesës për lojërat e fatit se mbyllja e basteve online rrezikon shumë për proceset gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, Frashëri u shpreh se AKEP merret me trajtimin e ankesave dhe trajton kërkesat që klientët kanë. Mirëpo, ai u ndal tek problematika e mbylljes së faqeve të basteve. Frashëri u shpreh se faqja në vetvete nuk mund të mbyllet por mund të bëhet vetëm bllokimi i aksesit të internetit në Shqipëri për këto faqe. 

Drejtori i AKEP theksoi se nëse mbyllet IP, informacioni që përbën bazën për këtë vepër penale humbet, ndaj nuk e këshillon këtë veprim. 

'Ne trajtojmë ankesat. Nëse operatorët e mëdhenj e ekzekutojnë në kohë reale kërkesën e AKEP, ata në rrethe e kanë të pamundur ta bëjnë. Nuk mbyllet faqja në vetvete, do të bëhet vetëm bllokimi i aksesit të internetit në Shqipëri në këto faqe. Nga ana e tyre pronarët e faqeve e kanë të lehtë të ndryshojnë faqen, përmes ndryshimit të emrit. Ata e ringrejnë me një emër tjetër e faqja bëhet aktive. është një vrapim kundër orës. Dua të përmend tek mbyllja e padobishme e faqeve ëeb të basteve. Kur kërkohet masa drastike e një faqje IP,  nëse një organ ligjzbatues, janë një hetim të një vepre poenale, nëse mbyllim IP, informacioni që përbën bazën për këtë vepër penale humbet. Nuk është e rekomandueshme që në mënyrë të papërcaktuar në bllok të kërkohet apo të vendoset të mbahet një detyrim për lojerat e fatit. është një punë që ka pasoja negative, është energji e madhe nga stafet, harxhohet energji kohë, na e sjellin ne, stafi vendoset në punë për dicka të pallogaritshme e që nuk sjell frute. Me bllokimin e aksesit të internetit në faqe mund të humbin elementë shumë të rëndësishëm investigativ për procese gjyqësore. Të bëhet dallimi mes basteve online të ligjshme dhe atyre të tregut të zi. Mbyllja e tyre mund të ndiqet nga autoritetet më eficente. Ne mbetemi në dispozicion.'- deklaroi Frashëri. 

tomi frashëri rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll