Politike

Akuzat e gazetës austriake, Meta: Fletushkë spekulative. Ja ç’më thanë dy studiot ligjore

Meta tregoi bisedën me dy studiot ligjore, të cilat i kanë sugjeruar që mos të merret me këtë gazetë.

26 Gusht 2022, 14:20 Nga F.M
Akuzat e gazetës austriake, Meta: Fletushkë spekulative. Ja
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar fletushkë spekulative artikullin e medias austriake “Kronen”, e cila shkruante se gjatë kohës që ka qenë President, Meta ka lobuar në SHBA për një foto me Donald Trump. Në një intervistë për News24, Meta tregoi edhe bisedën me dy studiot ligjore, të cilat i kanë sugjeruar që mos të merret me këtë gazetë.

“Është një fletushkë spekulative. Kam vajtur në Vjenë dy herë. Kam takuar dy nga studiot që merren me çështjen e mediave për shpifje. Kam takuar dhe miqtë e mi politikanë që merren me gjëra të mëdha. Më thanë se; “do i bën nder kësaj fletushke. Ajo këtë natyrë ka, bën lajme spekulative. Gjyqin ta marrim ne përsipër, se fiton. Nga ky proces do fitosh 10 mijë euro dëmshpërblim, apo ata do publikojnë lajmin. Por ti do i bësh nder kësaj gazete. E fitove ti këtë proces pas 2 vitesh, pastaj këta do marrin një porosi që të shkruajnë diçka për ty. Do thonë; Ilir Meta ishte në Sheraton në Vjenë. Aty do gjejnë që ka qenë ndonjë nga Rusia apo Bjellorusia. Do nisësh një proces tjetër me ta, se këta këtë punë kanë”.. Pra, kjo është historia me të famshmen gazetë e ‘madhe’,"- tha Meta.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll