Politike

Meta: Në shtatori mali i fakteve për Ramën do kalojë tavanin më të lartë të SPAK

Meta tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që e ka marrë nën hetim, është vënë në shërbim të Partisë Socialiste.

26 Gusht 2022, 14:10 Nga F.M
Meta: Në shtatori mali i fakteve për Ramën do kalojë tavanin
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar publikimin e dokumenteve që implikojnë kryeministrin Edi Rama në korrupsion. Në një intervistë për NeWs24, Meta tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që e ka marrë nën hetim, është vënë në shërbim të Partisë Socialiste. Meta shtoi se provat që do të publikojë ai për Ramën, do ta kalojnë tavanin e SPAK. 

"Duhet ta keni ta qartë nuk ka asnjë fakt apo pseudofakt që nga SHBA deri në zimbabve dhe Zelandën e re për asnjë lloj shkelje të ligjit g Meta apo LSI në kohën kur Meta ka qenë kryetar i kësaj forcë. Çështja është shumë e qartë. Kjo krijesë e partisë në drejtësi siç k thënë vetë Rama që SPAK është krijesa jonë, dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës nuk është problemi im. Angazhimi ynë është që brenda shtatorit mali i fakteve për Ramën, Agaçin do ta kalojë tavanin ë të lartë të SPAK. Deri tani ka kaluar katin e parë. Mali i fakteve do të dalë mbi SPAK. Kemi një regjim mafioz që mbështetet mbi falsifikime,"- tha Meta. 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll