Politike

Paralajmërimi i Metës: Firmat ‘fët e fët’ do i dalin para drejtësisë. Do më njohin shumë mirë

Kreu i PL-së premtoi publikimin e dokumenteve të reja që implikojnë Ramën

26 Gusht 2022, 14:12 Nga F.M
Paralajmërimi i Metës: Firmat ‘fët e fët’ do i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi qeverinë Rama se marrja e tij nën hetim nga SPAK do të jenë përpëlitjet e tij të fundit. Në një intervistë për News24, ai tha se do e njohin shumë mirë se kush është Ilir Meta. Kreu i PL-së premtoi publikimin e dokumenteve të reja që sipas tij, do të nxjerrin firmat e Ramës para drejtësisë. 

“Kam qenë dhe jam këtu, përballë drejtësisë së partisë, por përballë çdo drejtësie, përballë popullit të Shqipërisë, Por ato firmat fët e fët do ta kalojnë katin e SPAK shumë shpejt. Afera e inceneratorëve, është më sterrë. Këtu paguajnë për 3 persona që janë në kërkim në Austri, që kanë ikur në marrëveshje me shtetin. Vazhdojnë dhe paguajnë shkrime për të goditur Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu prej 22 marsit kur doli deputet, edhe tani. ka një detyrë të vështirë se do i duhet të punojë 10 herë më shumë të paktën 25 vitet e tjera, në mënyrë aktive në politikë. Ka përgjegjësi për këtë guxim që ka ndërmarr, jo vetëm ndaj Ramës, por dhe ndaj interesave të shqiptarëve. Kjo do të jetë një çështje e shpejtë, javësh. Këto janë javët e fundit. Do e njohin mirë Metën. Por që nja 200 vjet në Shqipëri, të mos guxojë asnjë të prekë Kushtetutën,"- tha Meta.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta edi rama spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll