Politike

VD-Si do rrëzohet Rama? Berisha: Skenari është protestë dhe në rast nevojë mosbindje civile!

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se alternativa e dytë është mosbindja civile.

26 Gusht 2022, 12:31 Nga A.B
VD-Si do rrëzohet Rama? Berisha: Skenari është protestë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protesta është skenari i parë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD tha se alternativa e dytë është mosbindja civile. Më tej, ai shtoi se kryeministri Edi Rama është kthyer në armikun numër një të shqiptarëve pasi u ka grabitur votën. 

Pyetja: Si do ta rrëzoni Ramën? 

Sali Berisha: Skenari është protestë dhe në rast nevojë mosbindje civile, e kemi shpallur Ramën armik të shqiptarëve. Ai ka grabitur votën e qytetarëve shqiptarë, ai ka rrëmbyer të gjitha pushtetet, gjyqësorin, parlamentarin, ekzekutiv dhe ato kushtetuese. Ai nuk mund të pranohet, jemi në kushte të një monizmi të plotë nga i cili do të dalim. 

sali berisha

Sondazh

Poll