Politike

VD-Berisha: Të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës janë hequr

Berisha tregon se i kanë bërë të ditur se Gentian Sharra vijon me aktivitetet e tij në prokurimet publike.

26 Gusht 2022, 12:17 Nga DOSJA
VD-Berisha: Të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publik një denoncim që i ka mbërritur. Ai u shpreh se të gjitha masat që janë marrë ndaj Gentian Sharrës dhe çdo konfiskim është hequr. Berisha shtoi se i kanë bërë të ditur se Gentian Sharra vijon me aktivitetet e tij në prokurimet publike, falë ndihmës se Taulant Ballës, siç i referohet Berisha-'Taulant Sharra'. 

'Të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentjan Sharra vazhdon më thonë aktivitetin në prokurimet publike. Burimet flasin për ndërhyrje direkte nga Taulant shara në këto afera. Të habitesh që Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale është shaka. Padiskutim që është duke folur. Uroj të dalin sa më shpejt”- tha Berisha.

Gentian Sharra, banues në Elbasan rezulton i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

klodian sharra taulant sharra edi rama sali berisha

Sondazh

Poll