Politike

'Ballkani i Hapur'/ Në 1 shtator organizohet në Serbi panairi për kulturën, ushqimin dhe verën

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të ndjekë më nga afër zhvillimet e panairit.

26 Gusht 2022, 13:04 Nga A.B
'Ballkani i Hapur'/ Në 1 shtator organizohet në Serbi
Balkani i Hapur

SERBI- Më 1 shtator do të organizohet në Serbi, panairi i parë për kulturën, ushqimin dhe verën. Ky panair, do të zhvillohet në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Të enjten, do të marrin pjesë në këtë panair 26 ekspozues nga Shqipëria.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të ndjekë më nga afër zhvillimet.

Ballkani i Hapur, është një nismë që deri më tani ka bashkuar Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me ambicien për t’u shtrirë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi dhe Kosovën. Kjo nismë deri më tani ka finalizuar me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të tre vendeve pjesmarrëse.

balkani i hapur edi rama panairi ne serbi open balkan

Sondazh

Poll