Politike

VD-Zgjedhjet e ardhshme/ Një kandidat nga PD? Berisha: Praktika përmes primareve

Kreu i PD tha se praktika është e përcaktuar, ku gjithçka do të bëhet përmes primareve.

26 Gusht 2022, 13:19 Nga A.B
VD-Zgjedhjet e ardhshme/ Një kandidat nga PD? Berisha: Praktika përmes
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se nëse nga demokratët do të dilet me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se praktika është e përcaktuar, ku gjithçka do të bëhet përmes primareve.

Pyetja: Do të tentoni që në zgjedhjet e ardhme të dilni me një kandidat si PD?

Sali Berisha: Ne kemi të përcaktuar praktikën demokratike të primareve, e cila është pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, akti i dytë më madhor për demokracinë shqiptare. Cili do anëtar, simpatizant, drejtues që dëshiron t’iu nënshtrohet primareve, është i mirëpritur. Ka vetëm një kërkesë, të plotësojë ato kushte që janë për të gjithë të barabarta. Duket si garë të paracaktuar?! Nuk e them këtë. Ai do të ketë të gjitha kushtet e barabarta, pavarësisht pozicionit. Nuk besoj se është pengesë.

sali berisha

Sondazh

Poll