Politike

VD-Bashkëpunimi PD-PL, Berisha: Do i presim biletën Ramës

Berisha tha se 'do t'i presim biletën Ramës', pasi është shndërruar në problemin më të madh të shqiptarëve që pas periudhës së Enver Hoxhës.

26 Gusht 2022, 12:28 Nga A.B
VD-Bashkëpunimi PD-PL, Berisha: Do i presim biletën Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD së bashku me Partinë e Lirisë apo me shoqërinë civile do të largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se 'do t'i presim biletën Ramës', pasi është shndërruar në problemin më të madh të shqiptarëve që pas periudhës së Enver Hoxhës.

Pyetja: Ju keni deklaruar se referendumi është pika që ju bashkon me Metën, a s'do ishte e drejtë të bëni një referendum brenda PD?

Sali Berisha: Këtu PD, partia e Lirisë, shoqëria civile, mbrotjësit e kauzave, të gjithë janë bashkë për t'i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor të shqiptarëve pas Enver Hoxhës në politikë. Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemet e tjera, ne do bashkërendojmë në një front të përbashkët kundër Ramës. 

sali berisha

Sondazh

Poll