Politike

Nën hetim nga SPAK/ Meta: Asnjë provë për shkelje të ligjit nga ana ime

Ai shtoi se këto janë përpëlitjet e fundit të kryeministrit Edi Rama.

26 Gusht 2022, 14:05 Nga F.M
Nën hetim nga SPAK/ Meta: Asnjë provë për shkelje të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se direktivat për ta marrë nën hetim atë nga SPAK janë dhënë nga Partia Socialiste. Në një lidhje telefonike për News24, Meta tha se nuk ka asnjë provë për shkeljen e ligjit nga ana e tij. Ai shtoi se këto janë përpëlitjet e fundit të kryeministrit Edi Rama.

"Është një direktivë në kuvendin e partisë për të nisur hetimet për Ilir Metën. Ramovici i akuzuar nga unë dhe nga Partia e Lirisë për aferën e inceneratorëvve. Nuk ka asnjë fakt për shkelje të ligjit nga Ilir Meta dhe LSI në SHBA apo kudo. Nga SHBA deri në Zimbabve asnjë provë për shkelje të ligjit nga ana ime,"- tha Meta ndër të tjera. 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll