Politike

VD-'Uroj të dalin përgjimet'/ Berisha: Rama flet me bandat kriminale, po hetohet nga vendet europiane

Kryedemokrati tha se përgjimet janë realitet e se po hetohen nga grupe të vendeve europiane.

26 Gusht 2022, 12:27 Nga A.B
VD-'Uroj të dalin përgjimet'/ Berisha: Rama flet me bandat
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka dalë në përgjime me grupe të ndryshme kriminale. Kryedemokrati tha se përgjimet janë realitet e se po hetohen nga grupe të vendeve europiane.

'Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar, insistuar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. E ka bllokuar Rama në ministrinë e Drejtësisë. E sigurt është që telefonata me atë lloj aparati që Rama dhe të tjerë i besonin se janë të padeshifruara, po deshifrohen  nga grupe të vendeve europiane. Rama është aty 100% dhe prandaj po pengon marrëveshjen. Për cilën përgjime e ka fjalën Meta, këto apo të Elbasanin ku Taulant sharra është personazh kryesor.'- deklaroi Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll