Politike

SPAK nisi hetim ndaj tij, Meta: Përpjekjet e dëshpëruara tregojnë përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal

Meta thotë se përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal.

26 Gusht 2022, 12:10 Nga A.B
SPAK nisi hetim ndaj tij, Meta: Përpjekjet e dëshpëruara
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas hetimeve që kanë nisur ndaj tij. Përmes një reagimi të bërë në rrjetet sociale, Meta thotë se përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal.

REAGIMI I METËS:

Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një. Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme. Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt. Ndërkohë sot në ora 14:00 kam kënaqësinë të jem në lidhje live me Ola Brukon në NEëS 24, duke ju ftuar të gjithëve sipas mundësive të më ndiqni.

Çfarë ndodhi dy ditë më parë?

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi dy ditë më parë se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll