Politike

VD-Meta nën hetim, Rama: Nuk flas në prezencë të miqve për politikën e brendshme

Ai nuk ka asnjë përgjigje kur u pyet mbi aludimet se nisja e hetimeve nga SPAK, është 'gatuar në kuzhinën e kryeministrisë' duke shtuar se nuk mund të flitet në gjuhë të huaj për çështje të brendshme.

26 Gusht 2022, 11:29 Nga F.M
VD-Meta nën hetim, Rama: Nuk flas në prezencë të miqve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë një përgjigje përsa i përket vendosjes nën hetim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. I pyetur për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Rama tha se nuk dëshiron të përfshijë të huajt në politikën e brendshme. Ai nuk ka asnjë përgjigje kur u pyet mbi aludimet se nisja e hetimeve nga SPAK, është 'gatuar në kuzhinën e kryeministrisë' duke shtuar se nuk mund të flitet në gjuhë të huaj për çështje të brendshme e kundërshtarë politikë. 

Pjesë nga pronconimi: 

Pyetje: Muaj më parë ju jeni shprehur se SPAK ka një vëmendje të shtuar në oborrin e Partisë Socialiste, por tashmë ka vendosur nën hetim Ilir Metën, apo zotin Metaj, a keni një përgjigje për aludimet se kjo është gatuar në kuzhinën e Kryeministrisë

Edi Rama: Nuk flas kurrë për çështje të politikës së brendshmë në prezencë të miqve të huaj që na nderojnë. Asnjëherë, ky është parimi im. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të brendshme, për akuza politike, e për kundërshtarë politikë. Nuk flitet në gjuhë të huaj për këto gjër,a më vjen keq por s'do t'ju përgjigem. 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

edi rama xavier bettel xavier bettel ne tirane ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll