Politike

Hetimet për Metën/ SPAK u dërgon kërkesë bankave për transaksionet e kryera nga LSI

SPAK kërkon nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) pasqyrat financiare të depozituara nga LSI gjatë fushatave elektorale.

26 Gusht 2022, 11:44 Nga A.B
Hetimet për Metën/ SPAK u dërgon kërkesë bankave
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) u ka dërguar një kërkesë bankave për transaksionet e kryera në LSI drejt zyrave të lobimit, raporton gazetari Arsen Rusta. Kjo kërkesë bëhet në kuadër të hetimeve që kanë nisur ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. SPAK po ashtu, kërkon dhe nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) pasqyrat financiare të depozituara nga LSI gjatë fushatave elektorale.

Hetimet e nisura për Metën po drejtohen nga kreu i SPAK, Arben Kraja e nga prokurori Sotir Kllapi. 

Çfarë ndodhi dy ditë më parë?

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi dy ditë më parë se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta spak spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll