Politike

VD-Integrimi i Shqipërisë në BE, Bettel: Ka kritere, nuk mund t’i kapërcejmë për shkak të luftës në Ukrainë

Ai tha se çeljen e negociatave Shqipëria e ka marrë falë punës që ka bërë dhe jo si lehtësim për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. 

26 Gusht 2022, 11:15 Nga F.M
VD-Integrimi i Shqipërisë në BE, Bettel: Ka kritere, nuk mund
Xavier Bettel

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shpreh se integrimi i një vendi në Bashkimin Evropian ka kritere dhe nuk mund të kapërcehen për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ai tha se çeljen e negociatave Shqipëria e ka marrë falë punës që ka bërë dhe jo si lehtësim për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. 

Pjesë na konferenca: 

Pyetje: Për ju zoti kryeministër Bettel, ju keni qenë aktiv gjatë konfliktit në Ukrainë, kjo luftë që ka mbërritur në kufijtë e BE, mendoni se duhet të përshpejtojë integrimin e vendeve të tjera në BE, jo për politikë, por për strategji, çfarë mendoni ju?

Xavier Bettel: Unë do t’ju zhgënjej sepse nuk është përgjigjia që prisni, ka kritere të Kopenhagenit, nuk mund të themi që për shkak të një konflikti t’i kapërcejmë këto. Nuk mund të themi që Shqipëria e ka marrë këtë status për shkak të luftës në Ukrainë, jo, kjo do të thotë të hedhësh poishtë punën e bërë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut. U pranua se bënë atë që duhej bërë.

xavier bettel xavier bettel ne tirane

Sondazh

Poll