Politike

VD-Xavier Bettel: Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi baruti, të shmangim konflikte të reja!

Bettel kërkoi gjithashtu reagime për Ukrainën, duke shtuar se nuk mund të lejohet cënimi i sovranitetit apo territorit të një vendi. 

26 Gusht 2022, 11:10 Nga F.M
VD-Xavier Bettel: Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi
Xavier Bettel

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë thirrje për avancimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Bettel thotë se Ballkani është konsideruar një 'fuçi baruti' për Evropën dhe se duhen shmangur konflikte të reja. Bettel kërkoi gjithashtu reagime për Ukrainën, duke shtuar se nuk mund të lejohet cënimi i sovranitetit apo territorit të një vendi. 

"BE është një bashkim që ka priritete. Në ’57 u bë traktati i Romës, pas kohës kur Franca e Gjermania ishin armiq. Që nga ajo kemi paqe në union. Ky është BE. Në atë kohë përgjigjia ishte arma, ndërsa me BE janë takimet. Edi është dikush që i thotë gjërat dhe nuk mund thjesht të themi ‘do ta shohim;’. Është sit ë shtysh finishin në pistën e vrapitit, e të thuash është edhe 100 metra, ja edhe 100 metra. Disa vende ishin më të të ngadalta, por për mua është e rëndëisshme të arrijmë marrëveshje e të bëjmë përpara. Kjo është një rrugë që duhet çuar deri në fund. Me Ramën folëm se si do tabashkëpunojmë me çdo gjë. Në këtë para-familje, idetë e Macron janë me mjaft rëndësi se si mund të kemi një BE ku shumë vend bëjnë përpara. Përsa i përket pandemisë, është e rëndësishme që vendet fqinje të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, për naftën e krizën gjithashtu. Është e rëndësishmë. Më bëhet qejfi që kemi gjetur dhe gjuhën e përbashkët për sanskionet ndaj Rusisë. Ballkani ka qenë një fuçi baruti, duhet të shmangim konflikte të reja. E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot, por duhet të bëjnë përpara nuk duhet t’i lejojmë vetes tensione shtesë. Sovraniteti nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Duhet të gjejmë zgjidhje, duhet të them që dhunimi i territorit nuk mund të diskutohet. Nuk mund të themi punë e madhe, Ukraina nuk jemi ne,"- tha Bettel ndër të tjera. 

edi rama xavier bettel ne tirane xavier bettel

Sondazh

Poll