Politike

VD-Rama pret Bettel: Kompanitë luksemburgeze do vijnë të investojnë në Shqipëri

Ai u shpreh se kjo vizitë përkon në 100-vjetorin e njohjes së shtetit shqiptar nga Luksemburgu.

26 Gusht 2022, 10:59 Nga F.M
VD-Rama pret Bettel: Kompanitë luksemburgeze do vijnë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama thotë se Bettel ka qenë një nga mbështetësit kryesorë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai u shpreh se kjo vizitë përkon në 100-vjetorin e njohjes së shtetit shqiptar nga Luksemburgu. Rama tha se tashmë lidhja mes dy vendeve duhet të forcohet dhe se kompanitë luksemburgeze duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri. 

"Bettel, një mik i çmuar, jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu e kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të rëndësishëm të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave. Une e falenderova dhe dua ta falenderoj publikisht që në të gjitha instancat ka qenë avokati ynë edhe kur nuk kemi qenë të pranishëm. E mbajti fjalën dhe më vjen jashtëzakonisht mirë se kjo vizitë përkon me një histori të veçantë, 100 vjet nga njohja që Luksemburgu i bëri shtetit shqiptar, nga 1922. Pas konferencës do të konsumojnë pak minuta për t’i treguar disa dokumente interesante. Tani ne jemi në procesin e negociatave. Kemi folur për konfliktin dhe ndajmë absolutisht të njëjtin qëndrim, për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë për çlirim. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, Luksemburgu është si floriri, i vogël por peshën e ka të madhe. Ne këtu dëshirojmë interes dhe aktivitet nga kompanitë luksemburgeze, në vizitën në kthim do zhvillojmë një mbledhje me Dhomën e Tregtisë në Luksemburg. Luksemburgu ka treguar interes për vendet e Ballkanit dhe kompani të shumta janë vendosur në vendet fqinje. Duhet të thyejmë atë barrierën që i pengon të tjerët të vijnë në Shqipëri kur nuk kanë ardhur asnjëherë më parë. Luksemburgu ka një komunitet shqiptarësh. Dua ta mbyll këtë fjalë me një falenderim për kryeministrin e interesimin e tij të posaçëm për rajonin. Edhe në hyrje e thashë që Luksemburgu në tryezën e BE është një zë i rëndësishëm. Ka përpjekje për të nxitur dialogun mes Kosovës e Serbisë, Bosnjen, Malin e Zi, etj, janë pjesë e axhendës së Luksemburgut e kryeministrit Xavier Bettel. Dua ta falenderoj për gjithçka që ka bërë pa u kursyer në mbështetje të Shqipërisë dhe për rolin e tij të veçantë në bindjen e të gjithë aktorëve të tjerë për të dhënë miratimin për çeljen e negociatave,"- tha Rama.

edi rama xavier bettel xavier bettel ne tirane

Sondazh

Poll