Politike

VD-Berisha: Anijet me impiante vijnë nga Bangladeshi, 760 milionë euro është kostoja për 2 vite

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kostoja ditore e 2 anijeve nga Bangladeshi që do ankorohen në Vlorë është 949672 euro, ndërsa kostoja për dy vite qira është 761 milionë euro.

26 Gusht 2022, 12:03 Nga A.B
VD-Berisha: Anijet me impiante vijnë nga Bangladeshi, 760 milionë euro
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se dy anijet që do të ankorohen në Vlorë do ta ndotin zonën në mënyrë të tmerrshme. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se anijet po sjellin impiante nga Bangladeshi. Sipas tij, kostoja ditore e tyre është 949672 euro, ndërsa kostoja për dy vite qira është 761 milionë euro.

Berisha: Dua të sjell në vëmendje e publikut, një zhvillim anti ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë.
Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre.

Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta. Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro.

 

sali berisha

Sondazh

Poll