Politike

VD-'Spiunë' rusë në Gramsh, Bettel: S’komentoj të arrestuar. Rama: Qesharake! Ato janë karakatina që s'paguajnë dritat

Kjo e fundit, sipas tij, është vetëm një karantinë, mbetje komunizmi që nuk paguan dot as shpenzimet e enrgjisë elektrike. 

26 Gusht 2022, 11:24 Nga F.M
VD-'Spiunë' rusë në Gramsh, Bettel: S’komentoj
Xavier Bettel dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel nuk e ka komentuar incidentin e ndodhur me rusët në Gramsh. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Bettel tha se rusët e ukrainasi janë vënë në pranga dhe se ai nuk mund të komentojë persona që janë nën hetim. Nga ana tjetër, vetë Rama tha se është qesharake që ata të kenë ardhur për souinazh në Uzinën e Gramshit. Kjo e fundit, sipas tij, është vetëm një karantinë, mbetje komunizmi që nuk paguan dot as shpenzimet e enrgjisë elektrike. 

Pjesë nga konferenca:

Xavier Bettel: Unë s’i avokat nuk komentoj dot njerëz që janë nën hetim e në paraburgim. Mund të bëhet fjalë për çstabilizim të kolegëve, për informacione, etj. Përshembull, disa kolegë evropianë kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë. Është e rëndësishme të mbështesim shtypin. Shumica e qytetarëve tanë thonë që unë lexova në Facebook, ju duhet të denonconi lajme të rreme e të mos këmbëngulni në këtë gjë.

Edi Rama: Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë. Meqë ma jepni këtë mundësi më lejoni të them që mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake.

xavier bettel edi rama xavier bettel ne tirane

Sondazh

Poll