Politike

VD-Integrimi në BE/ Rama: S'jemi gati! S'përshpejtojmë dot procedurat për shkak të luftës në Ukrainë

Rama tha se vendi ynë nuk është gati për të qenë pjesë e BE-së dhe se do të vijojë të punojë që të plotësojë çdo kriter.

26 Gusht 2022, 11:18 Nga F.M
VD-Integrimi në BE/ Rama: S'jemi gati! S'përshpejtojmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE është një procedurë që zgjat. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama tha se vendi ynë nuk është gati për të qenë pjesë e BE-së dhe se do të vijojë të punojë që të plotësojë çdo kriter. Ai tha se lufta në Ukrainë nuk mund të përshpejtojë futjen e Shqipërisë në BE.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Keni shpresa që ky udhëtim i Ballkanit Perëndimor, do të ndodhë së afërmi?

Edi Rama: Ne nuk kemi pse të kërkojmë përshpejtim të procedurave për shkak të luftës në Ukrainë, unë e thashë edhe në Kiev, uroj që të mos e marrin si futje në BE, statusin e vendit kandidat. Pavarësisht se atje po zhvillohet lufta, ka procedura që duhen ndjekur. U thashë, uroj të mos zhgënjehen sepse kjo procedurë zgjat. Po punojmë me qeverinë holandeze për të nxjerrë një bashkëpunim, nuk kemi çfarë kërkojmë nga askush, ne do të bëjmë detyrat tona. E më pas do themi jemi gati, tani nuk jemi gati.  

edi rama xavier bettel ne tirane xavier bettel

Sondazh

Poll