Politike

VD-Integrimi në BE/ Bettel: Askush s’e merr dot peng një vend për interesat kombëtare

Bettel i kërkoi Ramës të shkonte në Luksemburg për të bindur komonaitë për të ardhur e për të investuar në Shqipëri. 

26 Gusht 2022, 11:05 Nga F.M
VD-Integrimi në BE/ Bettel: Askush s’e merr dot peng një vend
Xavier Bettel

TIRANË- Kryemministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka komentuar bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, Bettel, referuar Bullgarisë, tha se akush nuk mund ta marrë peng një vend për interesat e tij kombëtare. Bettel i kërkoi Ramës të shkonte në Luksemburg për të bindur komonaitë për të ardhur e për të investuar në Shqipëri. 

"I dashur kryeministër, Edi, së pari shumë falemnderit për pritjen në udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Më kujtohet që kur isha student në universitetin dhe shëtisja në vitin ’97-’98, ishte një situatë e paqëndrueshme në atë kohë. Atëherë i mësonim gjërat nga librat, por t’i jetosh është diçka tjetër, në atë kohë ishin të mbyllura kufijtë dhe për të kaluar nga një vend në tjetrin duhet të dezinfektoja mjetin, por tashmë e shoh që lëvizim lirshëm. Ne kemi ndërmarrje e firma që kanë ardhur nga Luksemburgu në rajon, e duam që Shqipëria të jetë zgjedhja e tyre. Dua të vish në Luksemburg që t’i bindësh. Sot Luksemburgu merr pjesë në festivalin e filmit frankofon, është e rëndësishme të shohim se çfarë mund të bëjmë me të rinjë që janë e ardhmja. Turizmi është me rëndësi gjithashtu. Kemi hapur negociatat. Dua t’ju them që, për të mos thënë që jam avokati i Shqipërisë e RMV, dua të shtoj që askush nuk mund të mbajë peng një vend tjetër për shkak të konflikteve kombëtare,"- tha Bettel. 

xavier bettel edi rama xavier bettel ne tirane

Sondazh

Poll