Aktualitet

Plagosja mes fqinjëve në Tiranë, Policia: Gjendet lëndë narkotike në banesën e autorit

Në banesën e këtij personi është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, dy shifra metalike si ato të policisë

24 Gusht 2022, 12:39 Nga A.B
Plagosja mes fqinjëve në Tiranë, Policia: Gjendet lëndë
Policia

TIRANË- Policia është vënë në ndjekje të Albert Ostrenit, 49-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme fqinjin e tij në Tiranë. Sipas forcave blu, në banesën e këtij personi është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, dy shifra metalike si ato të policisë. Po ashtu, bëhet e ditur se është arrestuar dhe një 45-vjeçar pasi konsiderohet si përkrahës i autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. O. (P)., 49 vjeç. Si rezultat i kontrollit në banesën e të kërkuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. O.(P). Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në rrugën Tasim Shehu në zonën e Dajtit. Shkaku i ngjarjes është një konflikt i çastit mes dy fqinjëve, i cili ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Renaldo Mejdani është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa Albert Ostreni është larguar në drejtim të paditur. 

plagosje ne tirane albert ostreni  renaldo mejdani

Sondazh

Poll