Aktualitet

Arrestimi i turistëve në Shqipëri, miku i Lana Sator: Nuk është spiune, Zorin dha idenë për t'u futur në uzinë

Pavel Ogorodnikov, një bloger rus dhe mik i Sator, i cili gjithashtu është i vendosur në Gjeorgji, këmbëngul se ajo nuk është spiune. Ai foli për herë të fundit me të më 20 gusht, pak para arrestimit të saj.

24 Gusht 2022, 11:09 Nga A.B

 

Arrestimi i turistëve në Shqipëri, miku i Lana Sator: Nuk
Lana Sator

RUSI- Miqtë e Lana Sator këmbëngulin se ajo ishte vetëm duke eksploruar një bazë ushtarake për blogun e saj të njohur në Shqipëri. REL bën të ditur se miqtë e Sator, konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se ajo është në mesin e tre personave që u arrestuan në Shqipëri nën akuzën e spiunazhit dhe mbetet në paraburgim. Sator është e njohur për imazhet e saj spektakolare nga brenda objekteve ushtarake dhe atyre që janë të mbrojtura. Sator jetonte në Gjeorgji që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Pavel Ogorodnikov, një bloger rus dhe mik i Sator, i cili gjithashtu është i vendosur në Gjeorgji, këmbëngul se ajo nuk është spiune. Ai foli për herë të fundit me të më 20 gusht, pak para arrestimit të saj.

Ajo ka 250,000 ndjekës në Instagram, ka dhënë intervista në shumë faqe të huaja dhe është shprehur publikisht kundër luftës. Nuk mendoj se spiunët sillen kështu”, tha Ogorodnikov.

Dy personat e arrestuar me Sator janë Mikhail Zorin, 23 vjeç, nga Rusia dhe Fedir Mykhaylov, nga Ukraina. Sipas një zëdhënësi të Prokurorisë së Rrethit në Elbasan, të tre përballen me akuza që përfshijnë sigurimin dhe dhënien e “informacioneve sekrete”.

Një raport i policisë i parë nga Shërbimi Ballkanik i Radios Evropa e Lirë sugjeron se vizita në fabrikën e Gramshit ishte ide e Zorin. Raporti pretendon se Sator dhe Mykhaylov kishin vendosur të mos tentonin të hynin në fabrikë, por Zorin vazhdoi i vetëm.

Pasi Zorin u përpoq të hidhte gardhin rreth fabrikës, dy ushtarë u përpoqën ta ndalonin. Gjatë përleshjes, shtetasi rus dyshohet se përdori sprej piper. Zorin "pranoi" se ishte një informator i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe ishte ngarkuar të dërgonte fotografi të objekteve ushtarake dhe "infrastrukturës kritike" në Rusi. Mbështetësit e Sator kanë vënë në dyshim se çfarë vlere ushtarake mund të ketë fabrika e papërdorur prej kohësh për fuqitë e huaja.

lana sator ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll