Aktualitet

FOTO- Shqiptarja kandidon në parlamentin italian, Likmeta: Nder dhe privilegj për mua

Anita Likmeta është kandidatja e parë shqiptare në Itali.

24 Gusht 2022, 12:25 Nga A.B
FOTO- Shqiptarja kandidon në parlamentin italian, Likmeta: Nder dhe
Anita Likmeta

ITALI- Anita Likmeta është shqiptarja e cila do të kandidojë për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator 2022. Likmeta është kandidatja e parë shqiptare në Itali.

“Është nder dhe privilegj për mua të jem kandidatja e parë italiane, e lindur në Shqipëri, për Parlamentin italian! Rroftë Italia dhe Rroftë Shqipëria!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

FOTO- Shqiptarja kandidon në parlamentin italian, Likmeta: Nder dhe

Likmeta garon në 3 rajone; Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

anita likmeta

Sondazh

Poll