Aktualitet

Mbytet 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, babai: Më pushtoi paniku, kam astmë, nuk e shpëtova dot

6-vjeçarja shqiptare u pikas nga një peshkatar nënujor nën shkëmbinjtë të një varke të ankoruar. Pas zbulimit të trupit u bë e mundur transportimi me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku kanë konstatuar vdekjen.

24 Gusht 2022, 12:20 Nga A.B
Mbytet 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, babai: Më pushtoi paniku,
Policia

GREQI- Një vajzë 6-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi, pasi është mbytur në plazhin e Korinthit në sy të babait të saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, 23 gusht.

Mediat greke e kanë konsideruar këtë ngjarje shumë të rëndë. Babai i Amelias ka pretenduar para drejtësisë greke se nuk u zhyt në det për të shpëtuar të bijën, sepse vuan nga astma, e për pasojë nuk mund ta mbajë frymën në ujë.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias.

6-vjeçarja u pikas nga një peshkatar nënujor nën shkëmbinjtë të një varke të ankoruar. Pas zbulimit të trupit u bë e mundur transportimi me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku kanë konstatuar vdekjen. Babai u procedua penalisht për rrezikim të një të mituri dhe po mbahet në Komisariatin e Korinthit

Sipas një raportimi të ERT, babai i vajzës ka thënë se vajza e tij gjashtëvjeçare kishte veshur jelek shpëtimi , ndërsa edhe ai kishte hyrë në det për të notuar. Papritur, fëmija rrëshqiti nga jeleku i shpëtimit dhe arriti në një thellësi prej gjashtë metrash. Ai nuk u zhyt për ta shpëtuar, pasi, siç tha, "nuk munda, kam astmë" .

mbytet 6-vjecarja shqiptare ne greqi greqi

Sondazh

Poll