Aktualitet

'Shërbimet ruse tentuan të më rekrutonin'/ DËSHMIA e ruses: Nuk pranova, unë jam bloggere

Në sallën e gjyqit, ajo ka insistuar se është bloggere e se ka fotografuar uzina ku janë prodhuar armë dhe zona që kanë të bëjnë me reparte ushtarake në shumë vende të botës

24 Gusht 2022, 11:44 Nga A.B
'Shërbimet ruse tentuan të më rekrutonin'/ DËSHMIA
Gjyqi

TIRANË- Në sallën e gjyqit, rusja Svetlana Timofoeva e cila dyshohet për spiunazh ka mohuar përfshirjen e saj dhe lidhjen me inteligjencën ruse. “Balkanëeb” raporton se rusja ka thënë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë tenuar ta rekrutojnë, por nuk e kanë rekrutuar pasi nuk ka pranuar.

Po ashtu, në sallën e gjyqit, ajo ka insistuar se është bloggere e se ka fotografuar uzina ku janë prodhuar armë dhe zona që kanë të bëjnë me reparte ushtarake në shumë vende të botës. 

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

ruset sulmojne uzinen e gramshit svetlana timofoeva

Sondazh

Poll