Aktualitet

Zbulohen PAMJE të Ervis Martinajt para zhdukjes, shkoi në dy ambiente me një vajzë dhe Policin e Operacionales (DETAJET)

Prokuroria e Kurbinit ka zbuluar një pamje te një kamera sigurie ku shfaqet Martinaj, vajza dhe efektivi i Operacionales.

24 Gusht 2022, 12:16 Nga F.M
Zbulohen PAMJE të Ervis Martinajt para zhdukjes, shkoi në dy ambiente
Ervis Martinaj dhe foto ilustruese

TIRANË- Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili është prangosur një natë më parë e është lënë burg nga Gjykata e Kurbinit është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Lami ka qenë bashkë me Ervis Martinajne një vajzë, në një ambient në Durrës e në një tjetër në Tiranë. 

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për humbje të kontakteve, Prokuroria e Kurbinit ka zbuluar një pamje te një kamera sigurie ku shfaqet Martinaj, vajza dhe efektivi i Operacionales.

Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni "Plumbi i artë". 

 

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll