Aktualitet

Hetimi ndaj Metës, sqaron SPAK: Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të Halit Valterit

Kreu i SPAK, Arben Kraja sqaron se hetimi ka nisur pas kallëzimit që është ngritur nga ish-deputeti Halit Valteri.

24 Gusht 2022, 12:33 Nga A.B
Hetimi ndaj Metës, sqaron SPAK: Procedimi penal ka nisur pas
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar arsyen se përse kanë nisur hetimet për ish-presidentin e Republikës, aktualisht kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i SPAK, Arben Kraja sqaron se hetimi ka nisur pas kallëzimit që është ngritur nga ish-deputeti Halit Valteri.

REAGIMI I SPAK:

Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.

Çfarë ndodhi sot? 

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

spak spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll