Aktualitet

VD- Aksident në Lushnje/ Zetori ndahet në dysh, pragosen 3 persona, mes tyre edhe fëmijë

Pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë. 

24 Gusht 2022, 11:41 Nga A.B
VD- Aksident në Lushnje/ Zetori ndahet në dysh, pragosen 3 persona,
Pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes. Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës. 

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon. Të gjithë këto persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë. 

aksident ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll