Aktualitet

Babain avokat e nënën pjesë të ushtrisë ruse, zbardhen DETAJE për Mikhail Zorin, u prangos me 1 mijë $ në xhep

Ai është futur brenda Shqipërisë me biçikletë përmes pikës kufitare të Muriqanit. Në momentin që është vënë në pranga ai ka pasur vetëm 1 mijë dollar me vete.

24 Gusht 2022, 11:27 Nga F.M
Babain avokat e nënën pjesë të ushtrisë ruse, zbardhen
Mikhail Zorin

TIRANË- Mikhail Zorin, 24-vjeçari rus që është vënë në pranga në uzinën e GRamshit pas incidentit me ushtarët shqiptarë ka nënë pjesë të ushtrisë ruse. Mësohet se vetë rusi ka rrëfyer se e ëma është ende aktivë në ushtrinë ruse, ndërsa i ati është me profesion avokat.

Ai është futur brenda Shqipërisë me biçikletë përmes pikës kufitare të Muriqanit. Në momentin që është vënë në pranga ai ka pasur vetëm 1 mijë dollar me vete.

Zorin bashkë me dy të tjerët, 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç ka dalë para Gjykatës së Elbasanit ku do të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për tre të arrestuarit. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave” dhe rrezikojnë nga 3-10 vite burg.

Ata u shoqëruan nga policia mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

ruset sulmojne uzinen e gramshit mikhail zorin

Sondazh

Poll