Sport

4 pasime në 8 sekonda dhe topi në rrjetë: Neymar, Messi dhe Mbappe realizuan golin e çmendur (video)

Paris Saint-Germain është një makinë lufte dhe Galtier duket se ka gjetur çelësin e duhur për ta bërë atë të funksionojë sa më mirë.

22 Gusht 2022, 17:51 Nga DOSJA

4 pasime në 8 sekonda dhe topi në rrjetë: Neymar, Messi dhe
PARIS- Paris Saint-Germain është një makinë lufte dhe Galtier duket se ka gjetur çelësin e duhur për ta bërë atë të funksionojë sa më mirë. Skuadra kryeqytetase e nisi sezonin 2022-2023 me supermaci dhe lojtarët duken se janë shumë më komod në kontekstin taktik.

Në javën e tretë të Ligue 1 Messi & Co luajtën ndaj Lille dhe vendosën rekord, pasi do të shënonin në sekondat e para të ndeshjes. Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappé me katër pasime në tetë sekonda e zhvendosën topin nga gjysma e fushës në zonën e kundërshtarit dhe kaluan në avantazh.

Një fillim i përsosur për kampionët e Ligue 1 falë një skeme që dukej se sapo kishte dalë nga një seancë stërvitore, një përpjekje që u bë realitet. Ndeshja përfundoi me rezultat 7-1 për djemtë e Christoph Galtier me Mbappe që shënoi një hat-trick, Neymar shënoi dy dhe dy golat e tjerë u shënuan nga Leo Messi dhe Achraf Hakimi.

E.Ç (Dosja.al)

psg neymar

Sondazh

Poll