Sport

Lamtumira më e trishtë e ‘magjistarit’ Iniesta në Japoninë e largët…

Skuadra e tij, Vissel Kobe, u eliminua nga Champions League e Azisë dhe fantazisti spanjol nuk luajti për shkak të problemeve fizike dhe kritikave. Rënia nga kategoria gjithashtu e kërcënon skuadrën e tij.

22 Gusht 2022, 14:41 Nga DOSJA

Lamtumira më e trishtë e ‘magjistarit’ Iniesta në

JAPONI - Fundi i rrugëtimit të fantazistit spanjol Andrés Iniesta është veçanërisht i vështirë. Humbja e skuadrës së tij, Vissel Kobe, në çerekfinalen e Champions League të Azisë kundër Jeonbuk (1-2) ishte një tjetër zhgënjim i ashpër, në një sezon fatal për të. Spanjoli nuk mundi të ishte as në stol për shkak të problemeve fizike, që po e ndjekin. Trajneri, Yoshida, e kishte lënë si zëvendësues në raundin e kaluar dhe nuk e kishte detyruar të dilte në fushë. Këtë herë gjërat ishin më keq: ai as u thirr dhe mbi të shpërtheu zemërimi rreth tij dhe ekipit si pasojë e eliminimit.

Vissel Kobe është në vendet e rënies edhe në J-League dhe projekti vazhdon të lëkundet, duke filluar nga vetë Iniesta. Lamtumira me kampionët nuk ndihmon. As spanjolët e tjerë, Bojan dhe Sergi Samper, nuk ishin me skuadrën pasi edhe ata u dëmtuan. Ajo që dukej si një grup kompakt disa muaj më pare, me Lotinën në pankinë, u kthye në një makth bazuar në rezultatet e dobëta. Trajneri bask ishte i pari që e pagoi kur u shkarkua.

Iniesta, shumë i dashur që nga ardhja e tij në Japoni, tani nuk është kursyer nga kritikat.  Gjendja e tij nuk është më e mira dhe disa tifozë të klubit preferojnë lojtarë 100% në vend të legjendës spanjole, e cila mbushi 38 vjeç në maj. Një situatë e vështirë për ish-gjeniun e Barcelonës, i mësuar me presionin që në fëmijëri, ndonëse së fundmi është pakësuar shumë nga problemet fizike.  Shmangia e rënies nga kategoria tani është sfida kryesore e tij dhe e Vissel Kobe.

Lamtumira më e trishtë e ‘magjistarit’ Iniesta në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll