Sport

SFIDE? Arabia Saudite dëshiron organizimin e duelit historik Usyk-Fury... një ditë para finales së Kupës së Botës në Katar…

Vendi arab që priti ndeshjen të shtunën e kaluar, dëshiron të menaxhojë edhe një përplasje historike…

22 Gusht 2022, 17:42 Nga DOSJA

SFIDE? Arabia Saudite dëshiron organizimin e duelit historik Usyk-Fury...

ARABIA SAUDITE - Pavarësisht se kush fitoi, sapo përfundoi lufta midis Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua, lindi pyetja logjike: kur do të përballej fituesi Tyson Fury? Nuk kishte rëndësi nëse 'Gypsy King' kishte shpallur tërheqjen e tij, sepse përplasja e ‘mbretërve’ është diçka që i duhet boksit. Menjëherë ukrainasi, nuk ngurroi të sfidojë kampionin ende të WBC-së, i cili u përgjigj se është i gatshëm të futet në ring me të, por me një kontroll të madh përpara.

Pesha e rëndë nuk ka patur një kampion të padiskutueshëm që nga Lennox Lewis dhe, sa herë që krijohet kjo mundësi, mungesa e marrëveshjes mes promotorëve arrin të shmangë duelin. Nuk duket kurrë si një kohë e mirë, as nuk ka mjaft miliona në lojë. Vitet e fundit, tifozët e boksit kanë parë Joshua kundër Wilder, ose vetë AJ kundër Fury duke kaluar para syve të tyre.

Skuadra e 'Gypsy King' siguron, se ajo bëri të mundur sigurimin një paketë prej më shumë se 100 milionë eurosh, për të sfidën midis Usyk dhe Joshua, në duelin e tyre të dytë. Nisur nga rëndësia e kësaj sfide historike, këtë herë synohet që boksierët dhe ekipet e tyre të ndajnë 150 milionë euro.

Sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, ndeshja do të zhvillohej më 17 dhjetor në Arabinë Saudite, pra vetëm një natë para finales së Kupës së Botës në Katar. Për ndeshjen më të madhe të boksit në vitet e fundit, ofertuesi kryesor është Arabia Saudite. 

Ministri i Sportit të këtij vendi, pas ndeshjes të së shtunës së kaluar që u zhvillua në Jeddah, u shpreh se "ne jemi shumë të interesuar për ndeshjen e titullit të padiskutueshëm në peshën e rëndë,- madje shtoi: - Do të ishim të interesuar ta bënim në qytetin e Riadit". Nëse data 17 dhjetor nuk arrihet, eventi ndoshta do të shtyhej për disa muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll