Sport

Wijnaldum ‘KO’, Mourinho mesazh solidariteti: "Kushdo që mendon se Felix është përgjegjës, është llum i vërtetë"

Mesazhi i trajnerit të Romës në Instagram, i cili inkurajon holandezin dhe shfajëson sulmuesin

22 Gusht 2022, 13:28 Nga DOSJA

Wijnaldum ‘KO’, Mourinho mesazh solidariteti: "Kushdo që

ITALI - Mjedisi roman është tronditur nga dëmtimi i keq i Wijnaldum, i cili i ka thyer tibian. Trajneri i ‘verdhekuqve’, José Mourinho, ka dashur t'i dërgojë një mesazh afërsie holandezit, por jo vetëm. Gjithashtu edhe për Feliksin, që në rrjetet sociale konsiderohet, si fajtori i incidentit (‘KO’ pas një dyluftimi mes të dyve në stërvitje). 

"Ndonjëherë futbolli mund të jetë i m*t (merda). Në vetëm dy javë, Gini është bërë njëri prej nesh për shkak të cilësive të tij njerëzore (ne i dinim tashmë cilësitë e tij në futboll). Fatkeqësisht, në një aksident fatkeq, ai pati një dëmtim të keq që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë.

Por nuk është vetëm futbolli, ai që është m*t ndonjëherë, edhe njerëzit mund të jenë gjithashtu... - ka shkruar ‘Special One’ në Instagram. - Ata që filluan thashethemet, se një djalë i mirë si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi, janë llum i vërtetë. Sonte jemi të gjithë bashkë: luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix”.

Wijnaldum ‘KO’, Mourinho mesazh solidariteti: "Kushdo që

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll