Sport

Akuzohet për evazion fiskal, gjykata vendos për ish-shefin e Formula 1

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e rënda për evazion fiskal që ai akuzohet në Angli.

22 Gusht 2022, 17:31 Nga DOSJA

Akuzohet për evazion fiskal, gjykata vendos për ish-shefin e Formula 1

ANGLI- Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e rënda për evazion fiskal që ai akuzohet në Angli. Ecclestone, 91 vjeç, u shfaq me një kostum të errët, i shoqëruar nga avokatët dhe truprojat e tij, përpara gjyqtarëve të ëestminster-it, të cilët e kishin thirrur atë dhe e deklaruan të pafajshëm.

Ecclestone qëndron i lirë deri në seancën e ardhshme të caktuar për 19 shtator. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar më shumë se 400 milionë paund (473 milionë euro) asete të mbajtura jashtë autoriteteve tatimore britanike midis 2013 dhe 2016.

E.Ç (Dosja.al)

bernie ecclestone

Sondazh

Poll